Mbrëmjen e djeshme banorët e “Big Brother VIP2” kanë zhvilluar “Cabaret Show”. Dea Mishel pasi bëri një monolog të shkurtër në telajo, ftoi të gjithë të tjerët që të shkonin me radhë dhe të vizatonin edhe ata diçka.

Kur i erdhi radha Kiara Titos, ajo fillimisht u shpreh mirënjohëse që ishte në këtë reality dhe më pas u shpreh se ishte shumë e lumtur se aty ka gjetur dashurinë e jetës së saj.

Modetaroja e njohur më pas la buzët e saj në telajo dhe pastaj ftoi Luiz Ejllin për të lënë shenjat e duarve.

Teksa po prisnin të nisnin perfomancat e tjera, këngëtari dhe Kiara kanë biseduar për ndjenjat e tyre, ku Tito i thotë: “Sa më shumë rri me ty, aq më shumë më shtohet dashuria”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Pjesë nga biseda:

Kiara: Kisha kohë që nuk i përjetoja këto emocione. Janë ndryshe normalisht emocionet, por kisha kohë që nuk i përjetoja emocionet kështu. Sikur kisha vdekur për brenda. Për Zotin. Nuk kisha asnjë lloj mendimi, asnjë lloj frymëzimi, fare, fare. Ndihesha sikur isha 50 vjeç, pa ofenduar 50-vjeçaret. Ndihesha sikur…, nuk ta shpjegoj dot. Fiks pa emocion brenda, sikur i bëja gjërat në mënyrë robotike. Por nuk është normale se sa më shumë kalon koha aq më shumë ndihem mirë me ty.

Luizi: Pse nuk është normale?

Kiara: Shumë e çuditshme. Jo, jo, po them se mund të vijë një pikë që thua ‘u mërzita’, ‘u mërzita duke ndenjur me një njeri’, sikur mërzitesh kur rri me të shtëpisë, kur rri gjatë, që nxehesh, zihesh. Me ty është komplet e kundërta. Sa më shumë rri, aq më shumë më shtohet dashuria

Luizi: Gjë e mirë është, për Zotin. Duhet të jesh e lumtur, siç jam unë

Kiara: E lumtur jam