Aktori i famshëm i Hollywood-it, Tom Cruise, thuhet se ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj divorcit të ish-gruas së tij, Nicole Kidman nga Keith Urban, duke e quajtur zhvillimin në marrëdhënien e ish-çiftit “karma”.
Në shtator, aktorja dhe këngëtari njoftuan se po ndaheshin pas 19 vitesh martesë. Ylli i kinematografisë, i cili ishte i martuar me Kidman nga viti 1990 deri në vitin 2001, thuhet se ndihet pak i justifikuar nga divorci i ish-it të tij.
Më hollësisht, një burim pranë Cruise i tha “International Business Times”: “Kur Tom dhe Nicole u ndanë, i gjithë faji ra mbi të dhe ajo mori të gjitha meritat. Ai u portretizua si djali i keq dhe kjo e ndoqi për vite me radhë.”
“Tom u lëndua shumë nga mënyra se si Nicole e trajtoi ndarjen e tyre. Ajo ishte në TV, duke bërë aludime për gjatësinë e tij dhe duke e paraqitur veten si viktimë, ndërsa ai heshtte dhe duronte goditjet”, shtoi i njëjti person.
I njëjti burim shtoi se Cruise tani ndihet “i justifikuar”, pasi Nicole Kidman u divorcua edhe nga bashkëshorti i saj i dytë.
“E shqetësoi fakti që e paraqitën këtë djalë si një shpëtimtar që u shfaq mbi një kalë të bardhë dhe e ‘shpëtoi’ Nicole nga kujtimet e këqija të martesës së tyre. Ai i ndjek nga afër lajmet për divorcin dhe, nga njëra anë, ndihet keq për të, sepse e di sa shumë dhemb ajo. Nga ana tjetër, u thotë njerëzve të afërt me të se kjo është karma, që po bën punën e vet ”, tha i njëjti person.



