Ish-drejtori ekzekutiv i “Astronomer”, Andy Byron, thuhet se po shqyrton mundësinë e paditjes së  grupit të famshëm, “Coldplay”, për akuzën se e ka kapur me të dashurën e tij, Kristin Cabot, drejtoreshën e burimeve njerëzore të kompanisë. Teksa ata ishin të përqafuar dhe po shijonin koncertin, në një moment u shfaqën në një ekran të madh.

Sipas burimeve pranë menaxherit të cituara nga “New York Post”, padia kundër grupit dhe organizatorëve të eventit bazohet në akuzat për “shkelje të privatësisë” dhe “shqetësim emocional” për shkak të sikletit që përjetoi.

Tabloidi i “New York”-ut shpjegon se Byron, përveç “mosdhënies së pëlqimit për t’u filmuar”, ndihet “viktimë e poshtërimit publik pa pëlqim”, gjë që e ka “shndërruar atë në një meme”.

Ekspertët ligjorë të konsultuar nga gazeta besojnë se shanset e padisë për sukses janë të pakta.

“Coldplay” nuk i është përgjigjur ende zyrtarisht padisë së mundshme të Byron. Megjithatë, kolumnisti i njohur i thashethemeve, Rob Shuter, duke cituar burime, pohon se Chris Martin “qeshi me të madhe” me idenë e përfshirjes në veprime ligjore pas incidentit me kamerën e puthjes. Ekspertët ligjorë, siç u përmendën, janë skeptikë në lidhje me shanset e suksesit të padisë.

Pas dorëheqjes së Byron si CEO e “Astronomer”, shpërthyen polemika të forta sepse Cabot kishte mbetur në kompani. Por pak më shumë se një javë pas kamerës famëkeqe me puthje, ajo vendosi gjithashtu të linte rolin e saj. Pas jehonës globale të videos, kompania e teknologjisë njoftoi se kishte nisur një hetim të brendshëm për këtë çështje, i cili çoi në emërimin e bashkëthemeluesit dhe drejtorit kryesor të produktit Pete DeJoy si CEO të përkohshëm.