Një yll i “TikTok”-ut, Mahek Bukhari, është dënuar me 31 vite e 8 muaj burg pasi ndihmoi të ëmën që të vriste të dashurin e saj. Ky i fundit kërcënonte 46-vjeçaren, Ansreen Bukhari se do t’i publikonte kasetat seksuale të tyre.
24-vjeçarja qau kur dëgjoi dënimin për vrasjen e të dashurit të nënës së saj, ku edhe kjo e fundit u shpall gjithashtu fajtore për vrasjen.
Influencuesja, nëna e saj dhe pesë të tjerë u dënuan për shkaktimin e vdekjes së dy të rinjve në muajin shkurt.
“Prokuroria e kategorizoi këtë si një histori dashurie, obsesion dhe zhvatje. Ky rast u cilësua si vrasje gjakftohtë”, tha gjyqtari Timothy Spencer, shkruan “Daily Star”.
Ndërkohë duke iu drejtuar Mahek, gjykatësi Spencer shtoi: “TikTok dhe Instagram qëndrojnë në zemër të këtij rasti. Ti, Mahek Bukhari, duke qenë një influencuese në të dyja platformat. Kjo ishte arsyeja pse e braktise universitetin. Po të mos e kishit bërë këtë, do të ishit një e re e diplomuar me gjithë jetën përpara. Por tani jeni mbyllur në burg për të gjitha vitet tuaja më të mira”.