Këngëtari dhe ish-banori i Big Brother VIP Albania, G-Bani ka reaguar me ironi ndaj një pyetjeje provokuese nga një ndjekës në Instagram. Gjatë një sesioni pyetje-përgjigje në rrjetin social, ndjekësit patën mundësinë t’i drejtonin këngëtarit pyetje nga më të ndryshmet. Megjithatë, një nga pyetjet mori një ton ofendues, duke e kthyer atmosferën në diçka më personale.
“Pse je kaq i dështuar që nuk të ftojnë në emisionin Goca dhe Gra?”, shkroi ndjekësi. G-Bani reagoi me një koment ironik: “Se kështu jam. Po ti pse je kaq i/e dështuar që merresh me një të dështuar?”.