Pas publikimit të një videoje të ndjerë kushtuar ditëlindjes së vajzës së saj, Poem Blu, Sara Hoxha u përball me komente fyese dhe gjuhë urrejtjeje në rrjetet sociale.

Një ndjekëse ka reaguar me akuza dhe sulme personale, duke vënë në shënjestër jo vetëm Sarën, por dhe rolin si nënë. Situata e ka indinjuar blogeren. Përmes një InstaStory, Sara ka ndarë publikisht komentin e plotë, duke shpjeguar se shpesh tundon t’i fshijë këto mesazhe për të mbrojtur energjinë e saj, por zgjedh t’i lërë të dukshme për një arsye të fortë. Sipas saj, çdo person duhet të mbajë përgjegjësi për fjalët që shkruan në rrjetet sociale.

Lexoj shpesh komente që më shokojnë dhe shpesh bëhem gati t’i fshij, sepse nuk e dua këtë energji në Instagramin tim. Por i lë gjithmonë me idenë që ai që ka shkruar të mbajë përgjegjësi për atë që lë këtu apo kudo në social media.

Në fund, Sara Hoxha dërgoi edhe një mesazh të drejtpërdrejtë për pasojat e urrejtjes. Ajo e cilësoi si “të shëmtuar” faktin që një video për ditëlindjen e një fëmije të shndërrohet në shënjestër mllefi, duke nënvizuar se urrejtja nuk e dëmton atë, por ata që e shpërndajnë.