Jozi ka biseduar me Mikelën për marrëdhënien e tij me Loredanën.

Jozi:

Unë i kam lënë miliona pista të hapura me bë namin këtu vetëm pak inteligjente të ishtë treguar. E di sa kam vuajtur jashtë unë. Vetëm pak të mendohej a po me sheh ai nga kamera, kjo më vret. Ka gabuar në shumë gjëra.

Mikela:

Thuaja që kam gabuar e nuk kam më ndjenja. Pse pas 3 ditëve bën këto gjëra me vajzën tjetër?

Jozi:

Ajo u afrua dhe më tha kam parë ëndërr me të. Unë nuk po bëj asgjë.

Mikela:

TI je duke i dhënë shpresa vajzës tjetër. Unë kështu e kuptoj. Në sytë e mi nuk je duke u sjellur mirë. Edhe Lori ka gabuar, por këto gjërat janë më të forta se ndjenjat që ke ndaj Lorit?

Jozi:

Ndjenjat janë më të forta por nuk ia harroj dot lehtë ato që ka bërë. Ajo ndjehet në faj por sa ta provokoj, ajo të nxjerrë nga dera, është e çuditshme.

Mikela:

Të do prandaj.

Jozi:

Është fiksim jo dashuri.