Barra emocionale e kujdesit për Bruce Willis u përshkrua nga gruaja e tij, Emma Heming, në një postim prekës në “Instagram”, duke vënë në dukje se ajo “ndjehej sikur po mbytej” kur ai u diagnostikua me demencë frontotemporale. 

Aktori u diagnostikua me afazi në vitin 2022 dhe tani është në një fazë të avancuar të demencës frontotemporale dhe, sipas informacioneve të mediave të huaja, nuk është më në gjendje të komunikojë verbalisht ose të lëvizë.  

Emma Heming Willis pranoi se ndihej sikur po “mbytej” në fazat e hershme të diagnozës, ndërsa nuk e dinte saktësisht se çfarë i duhej familjes së tyre, as si të organizonte mbështetjen që kërkohej. 

“Duke parë prapa, e kuptoj se po mbytesha”, shkroi Heming dhe shtoi: “Nuk e dija se çfarë i duhej familjes sonë, as si të organizoja rrjetin e duhur të mbështetjes. Por ngadalë, fillova të ndërtoja një rrjet njerëzish dhe burimesh rreth nesh. Ata u bënë shpëtimi ynë ”.