Programi “E Diell” vjen çdo të diel në ekranin e Top Channel duke bërë bashkë të vegjël e të mëdhenj, kjo për shkak të karakterit argëtues, informues e edukativ që ka.

Një program me rubrika të dedikuara për të gjitha moshat e për të gjithë shqiptarët brenda e jashtë vendit, nga fëmijët 7 vjeç deri në zonjat e zotërinjtë që kanë nostalgji për kohën që kemi lënë pas, apo duan të dinë diçka më tepër mbi aktualitetin.

“Pa Filtra” është një nga rubrikat më të reja dhe si qëllim ka njerëzit e thjeshtë, të cilët kanë ëndrra të mëdha dhe ku tregojnë histori frymëzuese apo komike.

Çdo puntatë është pritur mirë dhe pëlqyer shumë nga publiku, i cili është gjithmonë kurioz të dijë se çfarë do të ndodhë radhës tjetër?

Kësaj radhe një detaj e ka zbuluar vetë moderatori i “Pa Filtra”, Ronaldo Sharka. Ky i fundit ka publikuar në “Instastory” disa fotografi ku tregon se çfarë pritet të ndodhë puntatës e kësaj të diele.

“Çdo të ndodh të dielën në episodin e fundit të Pa Filtra? Ndodhem me 6 burra në një dhomë…”, ka shkruar Ronaldo në postimin e parë, të shoqëruar me një video.

Ndërkohë në një foto të publikuar në “Instastory” shfaqet  njëri nga opinionistët e rubrikës, Artan Trebicka, në një vaskë të mbushur me shumë shkumë.

Ndërkohë pranë vaskës është vetë Ronaldo teksa po shikon telefonin e tij.

“Profesori oh la la sa qejf”, ka shkruar gazetari krahas kësaj fotografie.

E sigurisht që tani publiku është bërë shumë kuriozë që të dijë se çfarë do të ndodhë në pjesën e fundit të “Pa Filtra”.