Bruna Rota është modelja e njohur për lidhjen e saj të mëparshme me futbollistin e Real Madridit, Rodrygo. Së fundmi ajo është bërë protagoniste e një skandali që ka tronditur mediat rozë dhe rrjetet sociale.
Rota akuzohet se ka nisur një histori të fshehtë dashurie me të dashurin e shoqes së saj më të mirë, Kamila, ndërsa jetonte në shtëpinë e saj në Madrid.
Mediat braziliane shkruajnë se pas ndarjes së dhimbshme nga Rodrygo, Bruna u prit nga Kamila si një anëtare e familjes. Ato ndanë momente të ngrohta, udhëtime dhe përditshmërinë së bashku. Por miqësia e tyre përfundoi papritur dhe në mënyrë dramatike.
Gjatë pushimeve verore në Marbella, modelja dyshohet se nisi një lidhje të fshehtë me partnerin maroken të Kamilas, një burrë shumë i pasur. Afera u zhvillua ndërkohë që të tre ndodheshin bashkë, pa asnjë dyshim nga ana e Kamila.
Pas kthimit në Madrid, Bruna Rota gënjeu shoqen duke pretenduar se kishte marrë me qira një apartament përmes Airbnb, kur në fakt po bashkëjetonte me partnerin e ri. Zbulimi i kësaj mashtrimi shkaktoi një krisje të pakthyeshme në marrëdhënien e tyre.
Bruna Rota pranoi gabimet e saj në një video të postuar në rrjetet sociale, duke kërkuar falje dhe duke shpjeguar se po kalonte një periudhë shumë të vështirë emocionale pas ndarjes nga Rodrigo.
Modelja e përshkroi lidhjen me futbollistin si “toksike” dhe pa “reciprocitet”, duke justifikuar veprimet e saj si një mënyrë për të gjetur ngushëllim.
“Ndodhi në një moment shumë të ndjeshëm të jetës sime”, tha Bruna, dhe përfundoi me një mesazh të fortë: “Nuk është krim të biesh në dashuri”.