Për herë të parë në “Për’puthen” marrin pjesë motër e vëlla, si dy konkurrentë në kërkim të dashurisë. Është fjala për Rebekën dhe Ardin, të cilët një ditë më parë ishin të ftuar në emisionin “Wake Up”.
Gjatë intervistës, ata zbuluan se si e kuptuan që të dy kishin bërë aplikimin, pa i thënë njëri-tjetrit.
Pjesë nga intervista:
Ia kishit thënë njëri-tjetrit vendimin për t’u futur në “Për’puthen”?
Rebeka: Ka qenë surprizë, kam bërë aplikimin me kushërirën, vëllai vetë. Unë kisha audicionin e dytë, ky të parin. M’u dha kontrata, nuk e prisja. Më kapi pak papritur, më kapi paniku
Ardi: Javën e parë ia mbajtëm sekret të tjerëve
E pengon Rebekën të krijojë marrëdhënie me çunat?
Ardi: Jo, secili ka zgjedhjet e tyre.
I ke dhënë ndonjë sugjerim?
Ardi: Jo, fare. Vetëm kur ndonjë nga çunat mashtron
Rebeka: Kemi qenë të lidhur që të vegjël, unë nuk e kam pasur problem asnjëherë, mbase ngaqë jemi rritur jashtë.
Çfarë ju motivoi të ishit pjesë e programit?
Rebeka: Në fillim ishte si lojë, por më vonë e mora si eksperiencë. Ndodh njëherë në jetë.
Ardi: Unë dua nuse shqiptare, të huajat më kanë lënë pak kështu… nuk kemi të njëjtën kulturë.