Një studim i fundit ka hedhur dritë mbi stilin e të ushqyerit të fëmijëve të personave që jetojnë deri në 100 vjeç, duke sugjeruar se dieta mund të luajë një rol të rëndësishëm në jetëgjatësinë dhe shëndetin e përgjithshëm.

Sipas kërkimit, këta individë kanë tendencë të ndjekin një regjim ushqimor disi më të shëndetshëm krahasuar me moshatarët e tyre. Ata konsumojnë më shumë fruta, perime, zarzavate, bishtajore dhe ushqime deti, si dhe zgjedhin burime më cilësore proteinash, duke shmangur mishrat e përpunuar. Po ashtu, ata janë më të kujdesshëm në kufizimin e kripës, sheqerit të shtuar dhe drithërave të rafinuara.

Megjithatë, studimi tregon se dieta e tyre nuk është perfekte. Shumë prej tyre nuk arrijnë nivelet e rekomanduara për konsumimin e drithërave të plota, bishtajoreve, ushqimeve me bazë soje dhe arrave – ushqime të njohura për përfitimet e tyre në parandalimin e sëmundjeve kronike. E plotë në link në bio