Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.
Ditën e sotme në kuadër të një loje brenda shtëpisë është futur fituesi i edicionit të parë i këtij formati, Ilir Shaqiri. Ajo që bie menjëherë në sy është se si Iliri takon Luizin dhe i ofron atij një cigare, teksa nis edhe bisedën me banorët e tjerë. Ndër të tjera ai ka patur një bisedë me Luizin dhe me banorët e tjerë rreth kurioziteteve të tyre për të ditur infomacione nga jashtë dhe se si shihen ata nga audience. Luizi e ka pyetur Ilirin se kush fiton sipas tij dhe balerini është shprehur:
Iliri: Kush ka hyrë i parë do dal i fundit…
Luizi: Olta ka hyrë
Iliri: Ti hyre i fundit, por ndoshta është anasjelltas këtë vit…
View this post on Instagram
Gjatë orëve të fundit, ka patur një debat mes Luizit dhe Armaldos, me këtë të fundit shumë të mërzitur dhe të rënduar emocionalisht. E teksa shumë pyesnin veten se si do të reagonte Kiara në një debat mes dyshes, ajo i ka dhënë forcë Maestros, duke e këshilluar mos të dorëzohet.