Një nga sugjerimet që mori shumë mbështetje nga përdoruesit në rrjet ishte drama me tetë episode “Unbelievable”, e bazuar në një histori të vërtetë. Ky serial u publikua në Netflix në vitin 2019 dhe ka në rolet kryesore Toni Collette, Merritt Wever dhe Kaitlyn Dever.

Sipas përshkrimit të IMDb: “Një adoleshente akuzohet se ka gënjyer për një përdhunim, por dy detektive vendosin të ndjekin të vërtetën”. Komentet e përdoruesve ishin entuziaste: “E adhuroj këtë serial. Personazhe të shkëlqyer”, “Një shfaqje absolutisht e jashtëzakonshme me aktrim fantastik. E kam parë disa herë, edhe pse është e vështirë për t’u parë”, “Depresuese dhe e mrekullueshme njëkohësisht”, “Edhe unë doja të sugjeroja Unbelievable!” dhe “Është me të vërtetë e rëndë për t’u ndjekur. Unë nuk munda ta përfundoja, jo se ishte i dobët, por sepse ishte shumë i rëndë”.

“Me 98% vlerësim në Rotten Tomatoes, i nominuar për disa Emmy dhe Golden Globes, si dhe fitues i çmimeve Peabody dhe Critic’s Choice, në të vërtetë nuk mund të quhet i nënvlerësuar. Por mbetet një serial fantastik!”-shkroi një tjetër komentues.

Në serial, Toni Collette luan rolin e detektives Grace Rasmussen, Merritt Wever është detektivja Karen Duvall, ndërsa Kaitlyn Dever portretizon protagonistën dhe të mbijetuarën e sulmit seksual, Marie Adler.

Në kast bëjnë pjesë gjithashtu Eric Lange, Bill Fagerbakke, Elizabeth Marvel, Bridet Everett, Danielle Macdonald dhe Dale Dickey.