“Big Brother Vip Albania” është spektakli më i ndjekur në Shqipëri, ku banorët transmetojnë shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin. Ai është një show televiziv që zhvillohet tërësisht brenda kufijve të një shtëpie, krijuar posaçërisht për personat e famshëm që bëhen pjesë të këtij programi, duke u cilësuar me titullin banorë.
Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Dhe padyshim që këto ngjarje janë fuqizuar edhe nga banorët e rinj, 6 banorë të ndryshëm, të fortë, gazmorë dhe shumë dinamikë, që i ‘kanë tundur themelet’ e shtëpisë. Ndërkohë, Luizi nuk është aspak i lumtur që nuk është në nominimin e kësaj jave, gjë që e ka shprehur mëngjesin e sotëm.
Mërzitem që nuk jam në nominim, kur nuk jam në nominim do të thotë që kam qenë shumë i urtë, shumë i sjellshëm javën që shkoi.
Visualizza questo post su Instagram