Këngëtarja e famshme shqiptare, Dua Lipa, është shfaqur me një stil paksa ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shohim.
27-vjeçarja është shfaqur me një kordon ari dhe me një veshje më ndryshe, teksa është parë duke u relaksuar në mes të turneut të saj “Future Nostalgia”, ku koncerti i saj i radhës është në Zelandën e Re.
Ajo pati një shfaqje tepër të suksesshme në Mebourne të Australisë të dielën në mbrëmje, teksa biletat për këtë shfaqje u shitën shumë shpejt.
E teksa turneu botëror i Dua-s po vazhdon, ajo është parë në Auckland të Zelandës së re ku pritet që ta mbajë koncertin e radhës nga turneu i saj “Future Nostalgia”.
Ylli i muzikës e ka vizituar ishullin Waiheke dhe ka shpërndarë disa fotografi nga ky udhëtim teksa ka pushuar para koncertit të radhës.