Katy Perry nuk njihet me pamjen e saj të re. Këngëtarja ka prerë flokët pas ndarjes me Orlando Bloom dhe pas një viti ajo ka ndryshuar shumë. Ylli i muzikës që tashmë është beqare, përveç se i ka prerë flokët, edhe i ka lyer në bionde. Ajo është fotografuar të martën duke ecur rrugëve të Los Anxhelosit.


Kishte veshur një palë tuta të zeza sportive, një bluzë gri dhe pantofla të zeza. Është mjaft e dukshme që Katy Perry e ka lënë veten pas dore. Ndërkohë, këngëtarja e famshme mbante në dorë nga një nga këlyshët e saj të adhurueshëm.


Edhe pse të dy yjet Katy Perry dhe Orlandi Bloom,  ishin nën shoqërinë e njëri-tjetrit në festën e “Oscars”,  pas kësaj dite nuk janë parë më bashkë.  Ata filluan të dalin publikisht me njëri tjetrin në janar të vitit të kaluar.


 


8 mars 2017 (gazeta-Shqip.com)