Ylli i “Modern Family”, Eric Stonestreet, 53 vjeç, zbuloi se ka humbur ndjeshëm peshë falë ilaçit Mounjaro, i cili përdoret për trajtimin e diabetit të tipit 2. Në një fushatë të re me nënën e tij Jamey, ai tregoi se për shumë vite e kishte fshehur diagnozën, edhe nga familja dhe miqtë më të afërt. “Ndihesha i turpëruar dhe nuk doja t’ia tregoja askujt”-tha ai për People, shkruan DailyMail. Diagnostikuar në vitin 2009, në kohën kur nisi rolin e Cameron në “Modern Family”, ai fillimisht nuk e mori seriozisht sëmundjen.
Por, me kalimin e kohës dhe përballë pasojave të rënda që kishte parë te i ati, vendosi të ndërmarrë një ndryshim të madh. Pasi filloi terapinë me Mounjaro në maj 2022 dhe filloi të angazhohej më shumë në stilin e jetesës, ai ndjeu përmirësime të mëdha në shëndet dhe mirëqenie. “Nuk është vetëm për peshën, më ka ndryshuar qasjen ndaj të ushqyerit dhe aktivitetit fizik”-u shpreh ai. Aktori u shpreh i lumtur që tani mund të jetë një prind më i shëndetshëm për djemtë binjakë të fejuarës së tij dhe shtoi:
Kam më shumë energji, jam më i lehtë në këmbë. Ndihem mirë dhe dua të vazhdoj kështu.



