Një ditë më parë Egli dhe Gerta janë përfshirë në një debat shumë të fortë, i cili vazhdoi edhe gjatë spektaklit të “Big Brother VIP 4”. Gjithë sherri mes tyre ka nisur pasi Gerta i ka thënë banores se me ardhjen e Gjestit ke ndryshuar sjellje.

Sipas Gertës, para hyrjes së Gjestit, Egli ishte “zero”. Ajo tha se nuk ka debatuar me Eglin, pasi e ka toleruar për shkak të sulmeve të panikut nga të cilat Egli kishte treguar se vuante.

Nga ana tjetër, Egli sqaroi se e ka kaluar depresioni, duke shtuar se ka qenë faza më e vështirë. Ajo iu drejtua Gertës duke thënë se pasi ka kaluar këtë gjë, e sheh si “mizë”, dhe nuk e do mëshirën e saj.

Pjesë nga debati në prime:

Gerta: Eglin deri në momenti që erdhi Gjesti, e kam respektuar dhe jam treguar tolerante. Vetëm prej historisë të saj që e ka treguar këtu, nuk jam përballur sepse nuk doja të kalonte situatë të vështirë me sulmet e panikut. Por kur erdhi Gjesti, pashë një Egli tjetër që ngrinte zërin dhe krijonte konflikte. U transformua. Done t’a nxirrte sikur e gjithë shtëpia ishte kundër saj. Donte të gënjente publikun që të futej në lojë. Egli ndryshoi sjellje kur erdhi Gjesti. E gjitha situata është false dhe është e inskenuar.

Egli: Unë historinë time dhe fazën më të vështirë që kam pasur në jetë me veten time, e kam treguar për të ndërgjegjësuar njerëzit që vrasin veten dhe që ta fitojnë këtë betejë. Për këtë kam lobuar. Njerëzit që më ndjekin dhe me të cilët komunikoj në rrejtet sociale, mund ta vërtetojnë këtë histori. Nëse kjo nuk mjafton, ftoj mjeken time që ta vërtetojë me recetat të gjithë kurimin, sepse u vu në dyshim. Unë dua t’i them një fjalë Gertës, që kur një njeri është i aftë të provojë një sulm paniku dhe kur e kalon këtë gjë, ty të kam një mizë në gojë. Jam nivel supersajan. Mëshirën tende nuk e dua.