Reperi i famshëm, Diddy, i ka lënë të gjithë pa fjalë teksa ka bërë një postim në rrjetet sociale, nga burgu ku ndodhet për akuzat për trafikim seksual.

54-vjeçari, i cili u akuzua për gjashtë sulme të tjera seksuale në paditë e ngritura të hënën, bëri një postim të martën me rastin e ditëlindjes së vajzës së tij, Love.

Muzikanti ka publikuar disa fotografi me të bijën 2-vjeçare, të cilën e ka me ish-partneren 30-vjeçare, Dana Tran.

“Gëzuar ditëlindjen”, ka shkruar Diddy krahas fotove ku e vogla e tij shfaqet pranë një torte të madhe.

Sipas udhëzimeve të vizitave të MDC-së, 54-vjeçarit i lejohet një orë në javë për vizita sociale të miratuara – por nuk dihet nëse ai do ta shohë Love në ditëlindjen e saj.

Diddy, emri i vërtetë Sean Love Combs, është aktualisht në pritje të gjyqit në Qendrën e Paraburgimit Metropolitan në Brooklyn në Nju Jork, me akuza për trafikim seksual, shantazh dhe përfshirje në prostitucion.