Aldo dhe Livia janë parë mjaft të afërt së fundmi me njëri-tjetrin, në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”. Ata kanë biseduar herë pas here së bashku.

Madje mbrëmë ai ka vendosur që të pyes Livian në lidhje me ish-romancën e saj.

Teksa Aldo e pyeti se në çfarë faze është, Livia u shpreh se “nuk është në ato faza”. Ndërsa e pyetur se si ndihet, ajo u përgjigj duke thënë “se si ndihet lidhet me disa gjëra që nuk mund t’i thotë publikisht”.

Pjesë nga biseda:

Aldo: Ku e more forcën me ardhë këtu?

Livia: Unë kam lënë Italinë që në fillim të tetorit, fund shtatorit, për t’u bërë gati për të ardhur këtu, kështu që ishte e papritur kjo që ka ndodhur. Vendimin e kam marrë më përpara po sa mbarova disa punë në Itali dhe erdha që në fillim të tetorit për t’u bërë gati

Aldo: Nuk e dija këtë gjëra

Livia: Pastaj e zbulova në mes të nëntorit dhe kaq

Aldo: Uau

Livia: Ndaj e vuaj kaq shumë, ndaj sigurisht kam një plagë shumë të madhe, ndaj është shumë e vështirë çdo gjë

Aldo: Qenka shokuese, nuk e dija fare

Livia: Kuptohen shumë gjëra besoj me këtë, edhe natyra ime

Aldo: Kisha filluar të kuptoj që kur ke thënë ca gjëra, po tani që jep datë. Si ndihesh?

Livia: Ua si ndihem

Aldo: Në ça procesi jeni? Në fazë urrejtje, je në fazë mospranimi?

Livia: Fare, nuk jam në ato faza

Aldo: Në çfarë faze?

Livia: Ka shumë gjëra që nuk mund ti flas

Aldo: Nuk është as urrejtje dhe as mos pranim? Është pranim por lëndim, si? Në ça faze mendon?

Livia: Në një fazë lëmsh

Aldo: Lëmsh me veten?

Livia: Po. Troç, ka gjëra që nuk mund të thuhen në mënyrë mediatike sepse kjo normalisht është një media…

Aldo: Po them si ndihesh ti

Livia: Si ndihem është e lidhur me disa gjëra që unë nuk mund të tregoj. Është gjithçka kaotike për këtë pjesë