Një ditë më parë ishte i ftuar në emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, korrespondenti i Top Channel nga Londra, Arben Manaj.
Në një rrëfim si rrallëherë, Arbeni u prek teksa ndau me publikun momente nga jeta e tij private, familjare dhe raportin me prindërit.
Teksa iu shfaq një fotografi kur ai ka qenë i vogël së bashku me dy prindërit e tij, gazetari nuk i mbajti dot lotët.
“Kam një dhimbje të madhe këto ditë pasi pas 1 jave mbushet 1 vit që nëna ime ndërroi jetë në Londër. Ajo ndërroi jetë në ditëlindjen e vajzës sime. Sot isha duke diskutuar cilën do të bëjmë në fillim, përvjetorin e nënës apo ditëlindjen e vajzës”, tha i përlotur Arbeni.
Më pas ai shtoi se është djalë i vetëm dhe ka qenë shumë i lidhur me prindërit.
“Kam patur një fëmijëri shumë të privilegjuar dhe u jam borxhli atyre për tërë jetën, për mundësitë që më dhanë. Por jam përpjekur t’ua shpërblej. Që në 1996 i kam marrë prindërit në Londër, babai vazhdon ende jeton atje. Javën e kaluar mbushi 88 vjeç. I kam marrë me vete në tërë botën, kudo që kam shkuar. Nëna ime më thoshte ‘hë mor djalë vetëm në Gjermani nuk më çove’. Kemi qenë familje e vogël, 3 veta”, tha gazetari i njohur.

