Pak muaj më parë, Ed Sheeran i habiti të gjithë kur zbuloi planet për të ndërtuar një dhomë varrimi nën dyshemenë e kishës së re në formë varke, e cila po ngrihet në mjediset e ‘mini-fshatit’ të tij të madh prej 3.7 milionë pafundësh. Ky vend ndodhet në Suffolk të quajtur Sheeranville.

Fillimisht mediat e huaja shkruanin se një gjë e tillë hasi në kundërshtime të shumta nga fqinjët e këngëtarit me famë botërore. Por duket se tani gjërat tani kanë ndryshuar, pasi artisti i famshëm ia ka dalë që të marrë lejen e tyre.

Mediat e huaja shkruajnë se ndërtuesit në pronën e tij kanë skalitur emrat e tyre në çimento. Danny, John, Paul dhe Garry nënshkruan firmën e tyre në datën 22.02.22.

Ed Sheeran, i cili ka një pasuri neto prej 220 milionë paund, fillimisht nuk arriti të merrte leje për një kishë në kopshtin e tij, por në vitin 2019 ai paraqiti plane të zvogëluara të cilat u miratuan nga fqinjët e tij si dhe nga këshilli i famullisë.

Ndërtimi sapo ka filluar në ndërtesën e re për meditim dhe lutje, e cila është në veri të shtëpisë kryesore të këngëtarit të famshëm, dhe afër kufirit lindor të pronës.

Kisha është në ndërtim e sipër dhe është e mbuluar me skela, ndërsa së shpejti do t’i bashkohet një zonë varrimi që do realizohet përmes një pllake në dysheme.

Planet e fundit nënkuptojnë se ylli 30-vjeçar i popit mund të varroset në mjediset e shtëpisë së tij. Dhoma e varrimit sipas planeve do të ketë përmasa 2.71 metra me 1.8 metra një madhësi dy herë më e madhe së varret e zakonshme.