Gjatë spektaklit të mbrëmjes së djeshme, “Vëllai i Madh” kishte vendosur që të surprizonte tre banorët që ishin në nominim. Armaldos i kishin dërguar gruan, e cila është në pritje të ëmbël. Ata zbuluan se do të bëhen me një vajzë.

Nga ana tjetër, Gentit, i cili edhe doli mbrëmë nga “Big Brother VIP”, i kishin dërguar vajzën, ku u përlotën të dy teksa përqafonin njëri-tjetrin.

Ndërkohë Oltës, bashkëshorti i saj i kishte shkruar një letër të gjatë që la pa fjalë të gjithë. Teksa i shkruante aktores se je një grua e fortë dhe fisnike, ai gjithashtu u dha një mesazh të gjithë banorëve.

“Big Brother nuk është lojë, është garë dhe në garë kundërshtari duhet respektuar dhe nëse është humbës. Por kjo nuk është një letër vetëm për ty. kjo ishte dhe për ty Gent, faljen e të cilit unë e pranoj dhe e respektoj, dhe për ty Luiz që ta çmoj humorin, dhe për ty Ronaldo që je i drejtpërdrejtë dhe luftarak, dhe për ty Kristi, Amos, Armaldo dhe për ju goca që jeni dhurata nga Zoti për familjet shqiptare”, shkruan ndër të tjera Dori.