Grupi legjendar britanik, “Oasis” është rikthyer fuqishëm me turneun “Live 25”. Së fundmi grupi ka goditur fort, por këtë herë jo me muzikë po me ironi.
Në një postim të fundit në rrjetet sociale, grupi ka shkruar:
“Çdo biletë për koncertin tonë vjen me një leje speciale për të tradhtuar me kë të dëshironi”, një thumb i drejtpërdrejtë ndaj incidentit viral që tronditi koncertin e “Coldplay”.
Gjatë një nga netët në Manchester, Liam Gallagher tha duke u tallur nga skena:
“A kemi ndonjë çift të dashuruar këtu? Mos u shqetësoni, tek ne s’ka kamera që të nxjerrin zbuluar si te Coldplay”.
Kujtojmë se gjatë një performance të “Coldplay”, CEO i kompanisë “Astronomer”, Andy Byron, u kap në ekranin gjigant duke u përqafuar ngrohtësisht me kolegen e tij Kristin Cabot, moment që shkaktoi shpërthim në rrjet dhe përfundoi me dorëheqjen e tij.