Selin dhe Miri janë komentuar shumë si nga banorët e shtëpisë së “Big Brother VIP 5”, ashtu edhe nga publiku, për raportin e tyre. Ata flenë bashkë që nga dita e parë që ata hynë në shtëpinë më të famshme të Shqipërisë.

Nuk ishte zgjedhje e tyre, por ishte Kristi ai që pati një avantazh dhe bëri ndarjen e krevateve. Teksa kanë kaluar 14 ditë që ka nisur ky edicion i 5, Miri dhe Selin janë sërish në të njëjtin krevat.

Ndërkohë banorët mendojnë se Miri po e përdor Selin për lojën e tij. Madje Juxhini i tha sot Selinës që ‘ka ardhur momenti që të distancohet nga xhaxhi Miri”.

Për këtë arsye Selin vendosi që të sqarohej me Mirin, duke i thënë që të mos ndërhynte më në debatet e saj. Gjithashtu i tha se nuk do të bisedojnë më në krevat, por vetëm në ambiente të tjera të shtëpisë.

Pjesë nga biseda:

Selin: Po, unë shkoj mirë dhe ndihem mirë me Mirin se në një shtëpi me 17 veta, 15 i kam kundër. 2 të tjerët jam unë dhe ti.

Miri: A mund t’a vazhdojmë këtë gjënë?

Selin: Edhe ta kam thënë, që unë e di që në një moment të lojës do dalim edhe në kundër njëri-tjetrit. Por deri në atë moment, unë mendoj që edhe ti je ndjerë i pranuar dhe ke folur me pastërti me mua dhe unë kam bërë të njëjtën gjë me ty.

Miri: A e vë në diskutim këtë?

Selin: Jo. Çfarë nuk më pëlqen mua është të vijnë dhe të më shohin se viktimë.

Miri: Po mirë, si t’ia bëjmë?

Selin: Ki kujdes në mënyrën se si shprehësh

Miri: Ok, në rregull

Selin: Mos mendo se unë ofendon që në një debat me Lorna, Lorna të përmend ty

Miri: A duhet të jap unë përgjigje për këtë, apo duhet të rri veç?

Selin: Duhet të rrish veç. Kur unë debatoj me dikë, të lutem mos ndërhy.

Miri: Po unë e kam bërë 100 herë

Selin: Ta bëjmë më të theksuar, kur debaton ti debaton vetë, kur debatoj unë debatoj unë. Se pa u futur ti ata bëjnë ‘gam gam’.

Miri: Edhe nëse më përmendet emri, unë nuk do të ndërhyj?

Selin: Jo, se emri jot përmendet edhe kur nuk je fare aty

Miri: Je në rregull kështu siç jemi?

Selin: Po jemi.