Ish-banorja e “Big Brother VIP 5”, Edisa Demollari, ka qenë dje e ftuar në rubrikën “Trotuar” në “E Diell”. Ajo ka komentuar marrëdhënien mes Brikena Selmanit dhe Mateo Borrit. Gjithashtu ka sqaruar dhe thashethemet që e lidhin me banorin e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Edisa u shpreh se nuk i është dukur e drejtë që në finale të shkonte një djalë që, sipas saj, ka sjellë në publik të shkuarën e një vajze brenda shtëpisë.

“Unë si vajzë, nuk do doja kurrë që një djalë që përmend të shkuarën e një vajze në publik të shkojë në finale,” tha ish-banorja.

Duke folur për dinamikën mes dy banorëve, ajo shtoi:

“Nuk e di se si e bëri Brikena dasmën sepse ai e nxori atë mashtruese. Mendoj që ata e kanë lojë, një lojë që është luajtur bukur.”

Demollari theksoi se kishte parashikuar disa situata brenda shtëpisë:

“Unë kam vënë bast aty brenda dhe thoja që nëse ata nuk puthen në atë nominim do puthen te tjetri dhe gjithmonë më kanë dalë bastet, kështu që ishin shumë të parashikuar për mua të them të drejtën.”

Ajo gjithashtu mohoi çdo lidhje me Mateon, duke u distancuar plotësisht nga aludimet:

“Dua të distancohem totalisht nga Mateo. Nuk njihemi fare nga jashtë. Kam 16 vite që jam shkëputur nga Elbasani”.

Gjithashtu sipas saj, akuzat për xhelozi janë të pabaza:

“Mendoj që sulmin ndaj Brikenës donin vetë ata ta interpretonin si xhelozi… Ju lutem, hera e parë dhe e fundit që e them këtë.”

Në fund, ajo shtoi edhe një koment personal për Mateon:

“Edhe unë i pëlqej çunat muskulozë, por dua që të jenë të fortë edhe në karakter… gjithsesi tek ai shoh një djalë të mirë.”