Bodybuilderi brazilian Ricardo Nolasco dos Santos, i njohur si Kadu Santos, ka ndërruar jetë në moshën 31-vjeçare. Kadu njihej si mbajtës i shumë titujve në këtë sport. Gjithashtu ai fitoi titullin e bodybuilderit më të mirë në Brazil për të 11-ën herë dhe u shpall kampion dy herë në Muscle Contest. Babai i tij konfirmoi lajmin tragjik dhe e përshkroi humbjen si “ditën më të trishtë të jetës së tij”, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e vdekjes së tij të parakohshme.

Këtë verë, Kadu u fejua me trajneren personale, Sabrina Wollman, e cila kishte nisur udhëtimin në bodybuilding që nga mosha 17-vjeçare. Në një deklaratë të palestrës ku punonte, thuhet: “Kadu ka qenë gjithmonë një shembull i përkushtimit, disiplinës dhe shoqërisë, duke lënë një gjurmë frymëzuese te kolegët dhe miqtë.”