Juela dhe Stenaldo kanë patur mbrëmë një diskutim me njëri-tjetrin pas përfundimit të Prime-t të “Big Brother VIP 5”. Teksa banorja po bisedonte diçka me Kristin, banori që ishte aty i kërkoi që të shkonte me të pasi kishte nevojë.

Juela vendosi që të refuzonte të shkonte me Stenaldon edhe pse ai i tha se do e humbiste, në mënyrë që të çonte deri në fund bisedën me Kristin.

Kur Juela i kërkoi Kristit se çfarë kishte për t’i thënë, ai iu drejtua: “Erdhi ti këtu për të folur, jo unë”.

Këtu ndërhyn Stenaldo që i drejtohet Juelës:

“Ah sa mirë t’a bëri, tani vazhdo bëj bisedë me të gjithë jetën”.

Pjesë nga biseda:

Juela: Ça do më thuash zemra, ma thuaj tani dhe kaq

Kristi: Erdhe ti këtu për të folur, jo unë

Juela: Ti më ke thënë do të të sqaroj

Stenaldo: Ah sa mirë t’a bëri, tani vazhdo bëj bisedë me të gjithë jetën

Juela: Stenaldo, më ka thënë do të të sqaroj

Stenaldo: Po të thotë erdhe ti këtu për të folur

Juela: Nuk e ke dëgjuar, te divani ka thënë Juela do vish dhe të sqaroj, ok?

Stenaldo: S’ka ça të sqarojë, po të merr përsipër në mënyrën më të shëmtuar të mundshme rastin tënd me Senon.