Banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP Albania 5”, janë përballur sot me sfidën e mosreagimeve. Në shtëpi janë futur ish-banorë të këtij edicioni si Seno dhe Kristi.

Nga ana tjetër është shfaqur dhe një lajm i rremë në lidhje me Gimbon, ku thuhej se ai është arrestuar.

Jo vetëm kaq, pasi pak më parë në monitor është shfaqur një foto e Mirit dhe Rogertit, me idenë që ata janë në nominim kokë më kokë.

I pari që e pa ishte Miri dhe ai nuk reagoi. Por Rogerti i ka habitur të gjithë me veprim e tij kur e pa. Ai u ul në gjunjë dhe bënte sikur po lutej.

Më pas shkon pranë ekranit dhe puth foton, anën ku është Miri.

View this post on Instagram

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

“Në rregull, mirupafshim”, thotë Rogerti pasi puth foton e Mirit.

View this post on Instagram

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Që të dy pastaj dalin në oborr, ku Miri i tregon atij se si ngeli Brikena kur pa foton në ekran.