Ish-banorja e “Big Brother VIP 4”, Loredana Brati, ka reaguar në lidhje me disa lajme që janë shkruar së fundmi për të. Ditët e fundit, është aluduar për një lidhje të saj me një nga konkurrentët e “Pë’rputhen”.
Madje u tha se kjo u bë dhe shkak për largimin e saj nga programi, ku ajo këtë sezon kishte dhe rolin e Kupidit.
Përmes një lidhje telefonike me “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, Brati u shpreh:
“Më mërziti pak të lexoja ato budallallëqe, por do kalojë. Edhe reagimi i fansave dhe publikut, ishte me mua duke më përkrahur. Më kanë parë për katër muaj kur isha në BBV se çfarë vajze jam e çfarë vlerash kam”.
Pjesë nga biseda:
Si qëndron e vërteta pas fotos që u publikua në portale dhe largimit tënd nga “Përputhen”? A jeni në një lidhje ju?
Nuk është asnjë lloj lidhje. Kam kohë që kam vendosur ta ndërprisja rrugëtimin tim, por për arsye tjetër. Fundjavën e kaluar kam qenë me shoqërinë në Dhërmi. Dhe ky djali punon në atë restorantin ku unë po drekoja. Aty u takuam dhe u ula në një tavolinë me të, ndenjëm pak bashkë. Kur u larguam, më bënë këtë foto. Javën e kaluar më bënë Laertin, këtë javë këtë. I bie të mos dal me asnjë person, të mos takoj askënd.
Unë në program kisha rolin e Kupidit, kemi folur me çunat në prapaskenë me njëri-tjetrin, kemi diskutuar, jam shumë sociale. Mund të ishte kushdo nga çunat. Nuk e kuptova pse u bë kaq e madhe kjo histori. “Përputhen” e kam lënë më herët se atë fundjavë. Nuk e kam lënë për këtë situatë.
Mund të jem dhe në një lidhje dhe kjo mund të më hapë punë. Para se portalet dhe mediat të krijojnë këtë fabulën e ta bëjnë publike, të mendohen pak më thellë për këtë.