Filmi i shumëpritur “Little Mermaid” është planifikuar të dalë në kinema më 26 maj 2023 dhe shikuesit në Oscars 2023 duhet të shijojnë trailerin e tij të parë të plotë.
Halle Bailey dhe Melissa McCarthy, të cilat luajnë respektivisht Ariel dhe Ursula, u ngjitën në skenë në 95th Awards Oscar për t’i dhënë audiencës dhe shikuesve në shtëpi trailerin e parë për përshtatjen live-action të klasikut të Disney 1989.
halle bailey and melissa mccarthy presents the official trailer for the little mermaid pic.twitter.com/48aEzEwzrl
— Halle Bailey Legion 🧜🏽♀️ (@HalleLegion) March 13, 2023
Ndërsa një video e shkurtër ishte publikuar më parë, traileri i shfaqur premierë në Oscar na dha pamjen e parë të Javier Bardem si Mbreti Triton dhe Melissa McCarthy si Ursula.
McCarthy e nisi fjalimin duke festuar 100 vjetorin e Disney: “Për shekullin e kaluar, kompania Walt Disney na ka dhënë disa nga tregimet, armiqtë dhe heronjtë më të mëdhenj të të gjitha kohërave”. Ndërkohë, Bailey shtoi ndjenjën e saj: “Jam plotësisht dakord. Ka qenë nderi më i madh të futem në rolin ikonik të Arielit”.