Aktorja transgjinore Hunter Schafer, e cila njihey nga shumë për rolin e saj në serialin “Euphoria”, pohon se në pasaportën e saj të re thuhet se është mashkull. Ajo ka deklaruar se ka plotësuar dokumentet si zakonisht, duke u identifikuar si grua. Megjithatë, ajo shtoi se nuk e ka ndryshuar asnjëherë certifikatën e lindjes. Ajo mendon se departamenti i pasaportave mund ta ketë krahasuar aplikimin e saj me certifikatën e lindjes. Ajo tha se ky ishte rezultat i një dispozite të nënshkruar nga Donald Trump në ditën e tij të parë, e cila thoshte se qeveria njeh vetëm dy gjini.

Më tej aktorja tha se nuk e priste që kjo të ndodhte. Ajo vuri në dukje se nuk dëshiron të nxisë frikë apo të ndikojë te njerëzit me këtë postim, por thjesht të paraqesë realitetin.

Dua të them gjithashtu se nuk më intereson shumë që më kanë shkruar në pasaportë se jam burrë, nuk ndryshon asgjë, por e bën jetën pak më të vështirë. Unë kurrë nuk do të ndalem së qeni transgjinore. Një letër në pasaportën time nuk mund ta ndryshojë këtë. Hiq këtë administratë. Unë me të vërtetë nuk e di se çfarë të bëj për këtë.

Schafer ka thënë së fundmi se nuk dëshiron më të luajë role transgjinore. 25-vjeçarja fitoi famë duke luajtur një personazh trans, Jules Vaughn, në dramën hit të HBO-së për adoleshencë. Por Schafer tha se ndiente se mund të shkonte më tej si aktore.

Kam punuar kaq shumë për të arritur këtu ku jam, duke kaluar këto pika vërtet të vështira në tranzicionin tim dhe tani dua vetëm të jem vajzë dhe më në fund të vazhdoj përpara.

Duke folur për revistën “GQ”, Schafer tha se të qenit e njohur thjesht si një “aktore trans” ishte në fund të fundit poshtëruese për të dhe atë që ajo do të bëjë.