E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë konkurrentja e “Përputhen” Dasina Gjegji. Ajo ka folur më shumë për eksperiencën e saj në këtë program, shkëndijat e dashurisë me njërin prej djemve aty, por duke u ndalur pak edhe tek situatat e fundit në “Big Brother VIP”…

Pjesë nga intervista:

Për të rinjtë që marrin pjesë në “Përputhen” ka një paragjykim nëse janë aty për të gjetur dashurinë, apo për ta përdorur si një trampolinë drejt famës. Cili është rasti yt?

Të them të drejtën, kur kam hyrë në “Për’puthen”, kam thënë që po hyj për një eksperiencë ndryshe, pse jo për të gjetur dashurinë. Duke qenë se unë jam tip shumë i vështirë, vendos dhe ato barrierat e mia. Por duke kaluar disa ditë, fillova dhe unë të kem pëlqimin tim të parë, edhe pse kam dalë me disa nga djemtë aty, dhe po më ndryshonte kjo pjesa. Por kush nuk do të donte që ta kishte pak dhe këtë pjesën e famës. Por nuk jam shumë tek ajo pjesë. Mund të them të dyja, por jo dhe aq shumë. Se mund ta mbaroj këtë eksperiencë dhe mund të mos vazhdoj më asgjë pastaj. Nuk i dihet si vjen rrjedha e jetës sime. /TAR/