Georgina Rodriguez ka shkëlqyet këtë te enjte në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Kanë. Ajo ishte e pranishme për premierën e dramës franceze “Last Summer” (“L’Été dernier”).

Influencuesja dhe modelja e famshme dukej mahnitëse me një fustan floriri vezullues nga stilisti i njohur ‘Ali Karoui’, zbukuruar me qindra temina.

Partnerja e futbollistit me famë botërore, Cristiano Ronaldo, kishte zgjedhur që ti mbante flokët e lidhura bisht teksa byzylykët dhe vëthët argjendi kompletuan pamjen e saj shkëlqyese. Fustani i guximshëm prej ari nxirrte në pah format e saj.