Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka shprehur mbështetjen për Kosovën dhe Shqipërinë përmes një postimi në Instagram, në prag të ndeshjeve të rëndësishme të futbollit për ëndrrën e Botërorit, që sot zhvillohen në Varshavë e Bratislavë.

Në mesazhin e saj, ylli i muzikës iu uron fat të dyja përfaqësueseve, duke shprehur shpresën që të bëjnë histori dhe të sigurojnë kualifikimin në Kupën e Botës.

Fat të mbarë, shpresoj të bëjnë histori dhe të kualifikohen në Kupën e Botës këtë vit!

Postimi është shoqëruar me një imazh ku shfaqen futbollistët e të dyja kombëtareve, së bashku me mesazhet “Forca Kosova” dhe “Forca Shqipëria”. Rikujtojmë se sonte nga ora 20:45, Kosova përballet me Sllovakinë, ndërsa Shqipëria me Poloninë dhe të dyja ndeshjet transmetohen në Digitalb e komentohen live në Top Albania Radio, prej orës 19:30 në emisionin Pasó.