Aktorja Zamira Kita ka folur në “Ftesë në 5” për prapaskenat e filmit “Në kuadër të dashurisë”, ku ka zbuluar detaje rreth dy protagonistëve aktores Olta Gixhari dhe këngëtarit Luiz Ejlli.

Ajo tha se Luizi kishte një natyrshmëri, një aktrim organik, ndërsa për Oltën tregoi se i ka ndihmuar dhe iu ka dhënë këshilla.

“Mbase Sarës i kam thënë që këtë bëje kështu, Olta po ashtu e ka këshilluar me shumë dashamirësi. Ata janë të natyshëm në mënyrën si luajnë të dy, dhe nuk na kanë penguar aspak. Përcillnin shumë natyrshmëri. Pastaj nga prapaskenat kemi pasur mërzitje, lodhje”, tha aktorja.