Bukuroshja shqiptare, Almeda Abazi, ka zbuluar para disa ditësh se ajo dhe bashkëshorti i saj i famshëm, Tolgahan Sayisman, janë infektuar me Covid-19.

Madje duke parë gjendjen e tij shëndetësore, aktori turk, ishte i shtruar disa ditë në spital.

“Sapo mësova se jam infektuar me Covid-19. Jam trajtuar në shtëpi për pak kohë. Testi i fundit që bëra rezultoi pozitiv. Mutacioni i ri i koronavirusit në fillim mund të mos dalë pozitiv në test. Ne vendosëm që të vazhdojmë trajtimin në spital. Tregoni kujdes”, shkroi Tolgahan në “Instastory” para disa kohësh.

Nga ana tjetër, Almeda, e cila është në pritje të fëmijës së saj të dytë, zbuloi pas pak ditësh se aktori është kthyer në shtëpi dhe se të gjithë po vazhdojnë trajtimin e nevojshëm.

Një ditë më parë, Abazi i qetesëoi fansat teksa postoi një foto në “Instastory” dhe shkruante se ndihet më mirë.