Një grua ka vendosur që të shkojë në emisionin “Një herë Mat” në Top Channel, për të zbuluar nëse bashkëshorti i saj e tradhton. Në fakt ajo ishte shumë e vendosur që burri kishte dashnore, pasi teksa po i rrëfente Shkënda Lilit historinë e saj, ajo fliste me shumë vendosmëri.

Gruaja në fjalë tregoi se i shoqi shkonte shumë vonë në shtëpi dhe kur shkonte i thoshte se ishte shumë i lodhur. Madje ajo shtoi se kur ai shkon në shtëpi, i vjen era alkool.

Por jo vetëm kaq, pasi gruaja u shpreh se nëse burri punon kaq shumë, ku shkojnë paratë e tij? Gjithashtu ajo tha se telefonin e mban gjithmonë me vete dhe thotë se po bën e-maile pune.

Pasi Shkënda u njoh me historinë në fjalë, menjëherë ndau grupet e punës dhe u caktoi detyrat përkatëse.

Gjatë investigimit rezultoi se burri nuk kishte të dashur dhe Shkënda i thotë Ervin Kurtit:

“E kam raportin 3-ditor dhe e studiova. Rezulton që këto 3 ditë ka pasur një iterear nga shtëpia në punë. Por na ka rezultuar që objektivi frekuenton kazino dhe një klub striptizmi”.

I pyetur se me kë ka shkuar aty, Shkënda tha: “Në kazino është parë duke hyrë vetëm, ndërsa te klubi i striptizmit është parë me një shok deri tani. Vajzat mund të kenë qenë brenda, ne aty nuk hymë. Kështu që mua më duhet të sigurohem”.

Për këtë arsye, Shkënda tha se kanë edhe 3 ditë të tjera dhe do merreshin sërish me investigimin.

Sërish rezultoi se ai frekuentonte kazinonë dhe klubet e striptizmit. Ndërkohë në publik ai nuk është parë në asnjë moment me një grua tjetër.

Sipas Shkëndës, problemi më i madh është se si t’ia thotë klientes, e cila ishte shumë e bindur se bashkëshorti e tradhtonte.