Monika Kryemadhi, në një intervistë të dhënë këtë pasdite në ‘Ftesë në 5’, ka rrëfyer ‘pa dorashka’ shumë nga jeta e saj, si atë profesionale, por edhe familjare.

Kostumin e politikës, që dukej se po i rrinte ‘ngushtë’, ajo e hoqi edhe më qartë kur u bë pjesë e karriges së opinionistes në “Big Brother VIP Albania 5”, shumë larg skenës politike… por në një realitet që siç thotë ajo i ngjason pak për nga loja dhe intrigat që bëhen brenda banesës.

“Por si e gjeti veten Monika Kryemadhi në këtë rol të ri?”, e pyeti moderatorja e njohur, Bieta Sulo.

Nuk është e thjeshtë, se ndryshe në politikë që mendimet i thua në kuadër të grupimit politik, ndërsa aty jep mendimet e tua personale.

Në Big intriga është për klikime për çmim, ndërsa në politikë është për pushtet dhe ti me pushtet merr çdo gjë. Në një farë mënyrë është më e dhimbshme sepse bëhet në kurriz të njerëzve”, tha Kryemadhi.

E pyetur nga Bieta Sulo se cili prej banorëve i duket më intrigant, Monika zgjodhi Kristin… e ndërsa në skenën politike, këtë ‘etiketë’, ia vendosi Edi Ramës.

“Kristi për mua është shumë provokator, i kalkuluar, artistik… është artist në shpirt. Në politik e dimë kush është intrigant, Edi Rama, që ka më shumë kohë në politikë dhe ua ka futur shokëve të tij”, tha opinionistja e BBVip 5. /Top Channel/