Reperi nga Florida, Rollie Bands, është qëlluar për vdekje jashtë kompleksit të tij të apartamenteve në Tampa disa minuta pasi ai ftoi kritikët e tij të përballeshin me të në shtëpinë e tij. Këtë gjë e bëri përmes një postim në “Instagram”.

 “Shumë nga këta e dinë se ku jetoj,” shkroi reperi në “Instastory”, sipas HipHopDX . “Unë fle në paqe. Nëse dikush do të tymosë, jam në krevat për 5 minuta”, ka thënë ndër të tjera reperi.

Mediat e huaja shkruajnë se vetëm pesë minuta pas postimit të tij, rreth orës 15:30, reperi u qëllua një herë në parkingun e kompleksit të tij. Ai u dërgua me urgjencë në një spital të zonës, por nuk mundi të mbijetojë.

Të dyshuarit – të cilët policia beson se e njihnin dhe kishin shënjestruar Bands – u larguan me një automjet. Ata mbeten të lirë.

“Për momentin, të shtënat nuk duken të rastësishme, pasi të dyshuarit dhe viktima janë të njohur me njëri-tjetrin”, tha në raport Zyra e Sherifit të Qarkut Hillsborough.