Një surprizë romantike ndodhi në Prime-n e së martës në “Big Brother VIP 5”.

Mateo i dedikoi një poezi në italisht Brikenës, me të dy banorët që në fund u përqafuan.

“Filloi gjithçka si të ishte lojë,

Fillova të afrohem pak nga pak,

Edhe për mua është e vështirë,

Nuk e di, a e di?

Po duhet të dish diçka,

S’të kam thënë kurrë gënjeshtra

Nuk e di çfarë ndjen,

Sepse nuk jam në kokën tënde,

Po di që kur të shoh në sy,

Më ikën mendja fare.

Edhe pse heshtjet e tua thonë shumë,

Di që në sytë e tu shoh botën.

Nuk e di në më do,

Ndoshta s’do ta di kurrë,

Po nuk kam frikë të shprehem,

Edhe pse për dashurinë,

që nuk përjetova kurrë, do të shkruaj”, ishte poezia e Mateos.

“Dua ta falënderoj Mateon për këtë surprizë. Jam shumë e lumtur që i dhashë një shans për ta njohur Mateon, sepse është një djalë i mrekullueshëm. Dhe nëse dal, i uroj më të mirën”, tha Brikena.