Kur mendojmë për pushimet në mot të ngrohtë, destinacionet që na shkojnë në mendje zakonisht renditen tek ishujt me erë të lehtë dhe vendpushimet rurale piktoreske, por edhe vera në qytet nuk duhet nënvlerësuar. Ja pesë hotele që bëhen edhe më magjepsëse kur janë të mbuluara nga rrezet e diellit.

1. Nobu Hotel, Barcelona

Duke u ngjitur lart mbi lagjen Eixample të Barcelonës, degëzimi katalanas i Nobu Hotel ka pishinën dhe barin më të bukur dhe më të lartë në qytet, me një lartësi mbresëlënëse me 23 kate, me pamje 360-gradë të çative të kuqe që shtrihen deri te malet dhe deti përtej. Të gjitha dhomat ofrojnë pamje mahnitëse, ndërsa ato më të mira kanë vaskë me pamje drejt peizazhit gjallërues përballë. Pozicioni i hotelit e bën të përshtatshëm eksplorimin e qytetit, por orë të shumta të këndshme dhe të ngrohta diellore mund të kalohen edhe duke u shplodhur në divanet me printime gjeometrike, duke porositur koktejle mjeshtërisht të përgatitura dhe ushqime të shijshme nga kuzhina e Nobu dhe duke u freskuar herë pas here në pishinën e bukur të mozaikut aty. Mos harroni të qëndroni deri në kohën e perëndimit spektakolar të diellit, kur tarraca bëhet një vend mjaft i gjallëruar në mbrëmje.

2. La Fantaisie, Paris

Hoteli butik ku primare është bimësia e pafundme, La Fantaisie, është një oaz i gjelbër në lagjen freskuese të Parisit, Arrondismani i 9-të, nga oborret e fshehura me lulëzime deri te motivet e freskëta me lule që gjenden në të gjithë dizajnin e tij. Ai kurorohet deri në detaje nga Bar sur le Toit, me një tarracë plot lule ku mund të shikosh çatitë pariziene; një vend i mrekullueshëm për të shijuar koktejle (menuja gjithashtu ka tematikë lulesh) dhe për të përfituar nga pamja privilegjuese. Oferta kulinare përfshin edhe Restorantin La Fantaisie, një vend energjik në lagje ku shërbehet kuzhina franceze në tavolina elegante me perde të bardha dhe ku tarraca piktoreske ka karrige të zbukuruara me agrume. Gjithashtu ekziston edhe kafeneja më informale që funksionon gjatë gjithë ditës, ku dekorimi i ndritshëm në ngjyrë të verdhë dielli përhapet jashtë në rrugën Rue Cadet, duke lejuar vizitorët të shijojnë mëngjesin me kafe dhe ëmbëlsira, ndërsa në mbrëmje të shijojnë djathin dhe verën Chablis.

3. Broadwick Soho, Londër

Hyrja nëpër dyert me tendë të kuqe të Broadwick Soho i “transporton” mysafirët në një botë energjike që duket shumë larg rrugëve plot me pube përreth. Në zemër të kësaj lagjeje me histori, detajet maksimaliste të Martin Brudnizkit përziehen me ndikime nga sharmi i diskos deri te luksi i epokës së xhazit, ekscentriciteti anglez dhe eleganca e stilit la dolce vita, të mbushura me printime kafshësh dhe tekstura luksoze.

Ngjitu drejt tarracës dhe zbulo barin Flute, që është i mrekullueshëm pavarësisht motit, por magjepsës kur rrezet e diellit reflektohen në barin kryesor prej oniksi dhe në tavanet dhe tavolinat me pasqyrë. Tarraca përreth ofron pamje të shkëlqyera të qytetit si sfond për menunë e martinit, ndërsa programi i performancave muzikore e bën këtë vend tërheqës për mysafirët dhe vendasit.

Kur dielli perëndon, ju pret restoranti Dear Jackie poshtë për një përvojë kulinare të paharrueshe ose Nook për një gotë.

4. 1 Hotel Brooklyn Bridge, New York

Teksa vendasit përpiqen të largohen nga qyteti kur moti ngrohet, ka vende në New York që e bëjnë qëndrimin në verë një opsion tërheqës. Me dizajnin e tij me ‘driftwood’, detaje të interior design të gjelbëruara (filozofia është të sjellë natyrën brenda dhe ka bollëk bimësh) dhe shkëlqimin me tekstura të ndryshme, 1 Hotel është një nga vendet për akomodimet më të stilit Brooklyn, me kuptimin e mirë të fjalës.

Pishina tërheqëse për zhytje, me pamje që shtrihet mbi lumin East dhe horizontin legjendar të Manhattan-it, zakonisht është vendi i një feste, ku mysafirët mund të shijojnë pamjet dhe atmosferën njëkohësisht. Për ata që duan të vizitojnë atraksione, terminali i trageteve Dumbo ndodhet pranë hyrjeve kryesore të hotelit, një kujtesë e mirë që Manhattan është një xhungël urbane e ndërtuar rreth ujit.

5. Hotel de Russie, Romë

Frymëzohu nga Audrey Hepburn kur planifikon pushimet dhe mendo për një Roman Holiday: akullore në Shkallët Spanjolle, xhiro me Vespa dhe këmisha të përsosura vere. Edhe mes një game madhështore të hoteleve luksoze të Romës, Hotel de Russie dallon për veçantinë, me një kopësht sekret mesdhetar shumë të mirëmbajtur, që sjell menjëherë një ndjenjë qetësie pas një dite të gjatë eksplorimi në Qytetin e Përjetshëm.

Një nga vendet më të bukura për t’u ulur është restoranti Le Jardin, ku shërbehen ushqimet italiane në tarracën me nuanca mjalti, të mbrojtur nga çadrat dhe një kompozim i këndshëm me pisha dhe pemë agrumesh. Brenda ambienteve, dhoma më e mirë është suita e gjerë dhe me dizajn të bukur Nijinsky, që ka një tarracë private mahnitëse me pamje nga çatitë dhe kopshte përreth.