Këngëtarja e dashur për publikun, Leonora Jakupi, ka dhënë së fundmi një lajm mjaft të bukur për vitin 2023.
Teksa ishte e ftuar në një emision, Jakupi ka vendosur që të konfirmojë lidhjen e dashurisë. Por jo vetëm kaq, pasi ka zbuluar gjithashtu se do të martohet vitin që vjen.
Moderatori i ““Favorit”, i bëri një pyetje që është viti 2023 viti i dasmës tënde? Këngëtarja u përgjigj hajt po them po dhe qeshi. Moderatori i thotë je në lidhje? Ajo u përgjigj po.
Gjatë një interviste për “T7”, artistja u shpreh se akoma nuk ka vendosur se kur do bëhet nuse, por “ka ardhur koha për ta marrë atë vendim”. “E ke zgjedh vellon?”- e pyeti moderatori.
“Nuk është vello që të marton me dikë. Akoma nuk e kam zgjedhur, s’kam vendosur akoma por duhet ta marr këtë vendim”, u shpreh këngëtarja.