“Dalja” e Stines nga shtëpia e Big Brother solli reagime të ndryshme te banorët, disa derdhën lot e disa nuk reaguan fare në tentativën e tij për t’u larguar.

Një ndër reagimet që u diskutuaa më shumë ishte ai i Mirit, rivalit të Stines në këtë sezon.

Stine tha se reagimi i Mirit ishte 10/10 pasi edhe pse ata kanë përplasjet e tyre, në fund të fundit. Miri po ashtu shprehu gjithashtu se ishte prekur kur iu komunikua që Stine kishte dalë. Edhe Angelo tha se reagimi i Mirit ishte i sinqertë sepse sipas tij nëse Stine largohet Mirit i zvogëlohen shanset për të shkuar në finale

Pjesë nga diskutimi   

Stine: Reagimi i Mirit për ikjen time ishte 10/10. Unë me Mirin kur zihemi, zihemi, por e respektojmë faktin që kemi qenë shokë jashtë dhe do vazhdojmë të jemi shokë kur të dalim. Por fakti qëndron që kur nuk jam dakord me Mirin un do ta bërtas atë, siç e kam bërë deri më sot.

Miri: Unë kam qenë te dhoma e rrëfimit. Jam prekur sinqerisht nga veprimi i Stines sepse e pash që natën e kaluar kishte diçka që e shqetësonte.

Mali: Veprimi i Stines nuk ishte fare skenë, e kuptova që ai donte të ikte dhe vetëm i thash gjithë të mirat. Mendoj që ishte shumë reale si veprim dhe mendoj që edhe reagimi i Mirit ishte i sinqertë.

Angelo: Reagimi i Mirit ishte i sinqertë sepse largimi i Stines nga shtëpia do i zvogëlonte shanset vetë Mirit për të shkuar në finale

Stenaldo: Për të kuptuar se çfarë raportesh ka krijuar Stine në këtë shtëpi, mjafton të shohësh sa vetë i shkuan nga pas kur deshi të largohej Stine dhe sa vetë i shkuan mbrapa Kristit kur deshi të largohej.