Në episodin e parë të këtij sezoni të “She’s on Top” në Top Channel, Sara Gjordeni ka vendosur që të ndajë një lajm të bukur me publikun.

Moderatorja e njohur zbuloi se ishte në pritje të fëmijës së dytë me këngëtarin e njohur, Bardhi.

Ndërkohë ditën e sotme, Sara ka bërë një postim në “Instastory, ku tregon se nuk i hapen mesazhet aq shumë i kanë shkruar, e si pasojë nuk mund t’u kthejë përgjigje.

Gjordeni shton se këtë shtatzëni nuk e konsideron aspak të lehtë duke u nisur nga simptomat që ka. Gjithashtu ajo shprehet se fansat e kanë bërë fakt të kryer se Nea do të bëhet me motër, por gjinia e bebit nuk dihet ende.

Moderatorja e njohur e vijon postimin duke thënë se edhe këtë detaj do e ndajë me fansat, ashtu siç ndajnë çdo gëzim me ta.

“Dm im sot nuk hapet, lëre më të kem mundësinë t’ju kthej! Më besoni se më keni bërë të qaj me kaq shumë dashuri dhe urime.

Bebi është shumë mirë, por është një shtatzëni të cilën nuk do e konsideroja aspak të lehtë sa i përket simptomave të mia.

E di që plot kanë shkruar si fakt të kryer se Nea do të bëhet me motër, por ne nuk e dimë ende gjininë e bebit. Këtë detaj do e ndajmë me shumë dashuri ju kur të jemi gati, siç na pëlqen t’i ndajmë gëzimet gjithmonë!

Patshi vetëm lumturi dhe hare në familjet tuaja! Faleminderit edhe njëherë për çdo urim dhe mesazh”, shkruan Sara Gjordeni në postimin e saj në “Instastory”.