Mëngjesin e sotëm ka qenë e ftuar në studion e “Wake Up”, Neda Balluku, opinionistja e “Big Brother VIP 4”. Ajo ka folur për herë të parë për këtë eksperiencë të re të saj dhe si po ndihet në këtë rol kaq të rëndësishëm…

Si po të duket të jesh në karrigen e opinionistes?

Është shumë e nxehtë si karrige dhe duhet ta bësh me mend në kokë, nuk është shaka. Ka ndryshuar roli i opinionistit përgjatë viteve. Në kohën time kur kam qenë banore, opinionisti ka pasur një mendim që ti e shihje si hyjnor. Sot më pëlqen dinamika që krijohet, duke qenë se ata janë dhe VIP dhe futen shpesh në debat me opinionistët. Është pjesë e rëndësishme dhe e bukur mendoj unë. Janë shumë luftarakë. Kasti më i bukur që ka qenë ndonjëherë. Të gjithë kanë qasjen për të qenë në qendër.

Publiku shqiptar është goxha i rrahur dhe shpesh ti futesh në telashe kur ke një qëndrim që nuk ta përkrahin. Por kjo është e bukura, që ti ngre debate për t’u diskutuar.

Ku qëndron vështirësia më e madhe?

Vështirësia është kur nuk të lënë të flasësh. Ka një problem në studio se duhet ta dëgjosh çfarë të thonë dhe ndonjëherë nuk e dëgjon e nuk i kthen dot përgjigjen. Më vjen keq që bëhet vetëm në një studio. Do doja të bëhej në një stadium për shembull. Ka një lloj emocioni të madh.

Çfarë e bën këtë format kaq të pëlqyer për publikun?

Është emisioni më i bukur në Shqipëri dhe kudo ku flitet shqip. Është emisioni më i mirëbërë dhe gjithmonë do të ketë suksesin që ka.?TAR