Mëngjesin e sotëm ka qenë i ftuar në studion e “Wake Up”, këngëtari dhe ish-banori i “Big Brother VIP 4”, Redon Berani. Ai ka folur më shumë për eksperiencën e tij në këtë reality show, banorët e tij të preferuar, por dhe shumë të pathëna të tjera…

Si e sheh tani nga jashtë Eglin?

Po më duket një lojtare shumë e forte. Po më duket që ka një kimi me Gjestin dhe ai është shumë pozitiv, shumë i gjallë. Ndoshta e kanë të dy kiminë. Të dy janë lojtarë shumë të forte dhe mendoj se do të shkojnë shumë larg. I shoh finalistë të dy.

Luizi gjeti grua, Neda gjeti burrë, kurse unë gjeta një motër… (qesh). Unë diçka që e urrej më së shumti është të futesh mes diçkaje të bukur. Mes atyre po ndodh diçka e bukur. Çfarë ka pasur me mua është diçka që mund të ndodhte, por unë e ndërpreva rrugëtimin, ndoshta ky ishte gabimi im. Nuk dua të ndërhyj tek diçka e bukur.

Diçka që ka tërhequr shumë vëmendjen në këngën tënde të re “Dashni me therra”, është se vajza në klip i ngjan shumë Eglit…

Kënga është realizuar para se të hyja në “Big Brother”. Por është rastësia që e bën të bukur. Mendojnë njerëzit që ia kam dedikuar dikujt, por jo nuk është dedikim.

Cila do të ishte për ty vajza ideale?

E sinqertë, komunikuese, besnike, të ketë disa forma të mira dhe kaq.?TAR