Këngëtarja e mirënjohur, Parashqevi Simaku, festoi këtë të hënë ditëlindjen e saj të 59. Artistja mori gjithë vëmendjen me një dedikim të ndjerë për djalin e saj në rrjetin social “Facebook”.

Djali i Parashqevisë jeton me babain e tij dhe këngëtarja bëri një postim shumë emocionues, duke u shprehur se ai nuk di as se kur është ditëlindja e saj.

Nga ana tjetër, miqtë e saj të afërt ndanë gjithashtu momente feste, ku Simaku këndoi këngë patriotike shqiptare me çifteli.

Video e publikuar nga këto momente u bë shpejt virale dhe u duartrokit nga fansat.