Pas 2 vitesh lidhje, mamaja e motrave Kardashian-Jenner i ka dhënë fund lidhjes me të dashurin e saj 25 vite më të ri.


Kris Jenner 61 vjeç dhe ish i dashuri i saj Corey Gamble kishin një lidhje të qëndrueshme dhe askush nuk e priste ndarjen e tyre.


Jenner pretendon se lidhja e ka devijuar nga qëllimet e saj dhe se duhet të vendosë familjen para nevojave dhe dëshirave që ajo ka.


“Kris i tha Corey-t se ka nevojë për hapësirë në mënyrë që të përqendrohet tek familja dhe tek ‘reality show”, tha për “Radar Online” një burim pranë familjen Kardashian-Jenner.



29 mars 2017 (gazeta-Shqip.com)